Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feja Islame

Mirë se vini
 
HomeSearchLatest imagesRegisterLog in

 

 disa hadithe te zgjedhura

Go down 
AuthorMessage
Admin
Admin



Posts : 21
Join date : 2007-10-20

disa hadithe te zgjedhura Empty
PostSubject: disa hadithe te zgjedhura   disa hadithe te zgjedhura Icon_minitimeSat Oct 20, 2007 12:47 pm

Ka thënë i Derguari i Allahut - Muhamedi as.: "Allahu thote: Unë jam pranë robit tim ashtu sikur që më mendon: nëse më përmend në vete, do ta permend në veten Time; nëse më përmend në grup, do ta përmend në një grup më të mirë se ata; nëse më afrohet një pëllëmbë, do t'i afrohem një krah; nëse më afrohet një krah, do t'i afrohem një pashë; e nëse më vjen duke ecur, do t'i shkoj duke vrapuar." (Buhari & Muslim)

Nga Ebu Abbas Abdullah Ibn Abbasi, radiall-llahu anhuma, transmetohet se ka thene: "Nje dite kam qene me te Derguarin e Allahut (saus), dhe me tha:
"O djalosh, do t'i mesoj disa fjale: Kije ndermend Allahun, Allahu do te te ruaje ty. Kije ndermend Allahun, do ta gjesh para teje. Kur te kerkosh, kerko prej Allahut. Nese kerkon ndihme, kerkoje prej Allahut. Dije se sikur tere populli te tubohej qe te te ndihmoje ne dicka, nuk do te te ndihmonin, pervec ate cka te ka caktuar Allahu. E nese do te tuboheshin qe ne dic te te bejne dem, nuk do te te demtonin, pervec ne ate cka Allahu tashme te ka caktuar. Jane ngritur lart pendat dhe jane thare faqet (dmth cdo gje eshte caktuar e mbaruar)." (Tirmidhiu)

Ka thene i Derguari i Allahut Muhamedi savs. se "Askush nga ju nuk do të jetë besimtar i vërtetë, derisa të dëshirojë per vëllaun e vet atë që e dëshiron per veten". (Mutefekun alejhi)

Ka thënë i Derguari i Allahut - Muhamedi as.: "Kushdo prej Muslimanëve që mbjell një pemë ose hedh një farë, nga e cila më vonë do të hanë zogjtë, njerëzit ose kafshët, kjo punë e tij do të konsiderohet si nje dhuratë bamirësie për të." (Sahih Buhari)

Muhamedi a.s. ka thene: "Pasha Ate qe ka ne dore shpirtin tim, do te urdheroni per te mire dhe do te ndaloni nga e keqja ose perndryshe Allahu do te dergoje mbi juve denim, pastaj do t'i luteni Atij dhe nuk do t'ju pergjigjet." (Tirmidhiu)

Uthman ibn Affan r.a. thote se i Derguari i Allahut ka thene: "Me i miri prej jush eshte kush meson Kur'an dhe kush ia meson ate dikujt." (Transmeton Tirmidhiu)

Ebu Umamete r.a. thote se e kam degjuar te Derguarin e Allahut duke thene: "Lexojeni Kur'anin, vertet ai do te ndermjetesoje diten e gjykimit per te zotet e vet." (Transmeton Muslimi)

Ibn Umer ibnul Hattabi r.a. tregon se Pejgamberi s.a.u.s. ka thene: "Nuk ka xhelozi, pervecse ne dy veta: Njeriut te cilit Allahu ia ka dhene Kur'anin dhe ai eshte me te dite e nate dhe njeriut te cilit Allahu i ka dhene pasuri dhe ai ate e harxhon nate e dite ne bamiresi." (Muttefekun alejhi)

Nga Ebi Dheri El-Gafaranij (Allahu qofte i kenaqur me te) thote: "Me ka urdheruar Shoku i zemres (alejhi es-salatu ve es-selamu) per shtate gjera:
1- me urdheroi te dua te varferit dhe te rri afer tyre;
2- te shikoj tek ai qe eshte poshte meje dhe mos te shikoj tek ai i cili eshte siper meje;
3- te permiresoj lidhjet farefisnore edhe nese ata (njerezit) ftohen;
4- te mos pyes (kerkoj) askend per asgje;
5- te them te verteten edhe nese eshte e hidhur;
6- te mos i kem friken qortimit per hir te Allahut;
7- te shtoj thenien (La haule ve la kuete ila bilah - Nuk ka as ndryshim dhe as force pa Allahun), sepse keto fjale jane nga thesaret poshte Arshit, Froni i Allahut. Krijesa me e madhe e Tij poshte Arshit eshte Xheneti el-firdeus.
Back to top Go down
http://feja-islame.tk
 
disa hadithe te zgjedhura
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» disa sure

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
Feja Islame :: Feja-Islame :: HADITH: Theniet dhe tradita e Profetit Muhammed a.s-
Jump to: