Admin Admin
Posts : 21 Join date : 2007-10-20
| Subject: haxhxhi Sat Oct 20, 2007 12:52 pm | |
| I urojme gjithe motrat dhe vëllezërit qe pregatiten per te shkuar ne Haxh:
InshaAllah ju pranohet Haxhi dhe merrni sa me shume shperblime!
Haxhi - apo Pelegrinazhi - është një nga ngjarjet më të rëndësishme të Kalendarit Islam. Haxhi është një obligim fetar për çdo Musliman, burrë dhe grua, që është në gjendje ta kryeje ate, te pakten nje here ne jeten e tyre, nese mjetet financiare lejojne. Per 14 shekuj Muslimanet mblidhen ne Mekë duke ndjekur shembullin e profetit tone, Muhamedit alejhi selam (paqja qofte mbi te), dhe duke rikujtuar historine e profeteve Ibrahim as. dhe birit te tij Ismailit as. Ne diten e Arafatit, dita e 9 e muajit te Dhul-Hixhes, gjtihe pelegrinet mblidhen ne rrafshin e Arafatit, 6 milje jashte Mekes ne nje dite lutjesh dhe adhurimi per Zotin. Dita e neserme eshte dita e Kurbanit, qe festohet nga Muslimanet ne gjithe boten.
Pelegrinet e ardhur nga çdo pjese e rruzullit tokesor kane ne buzet e tyre keto fjale adhurimi:
Talbija Lebbejka-allahume lebbejk Lebbejka la sherika leka lebbejk Inna al hamda uan an-ni'mata laka ual-mulk La sherika lek.
Ja ku qëndroj para teje Allah, ketu qëndroj para teje Nuk ka zot tjeter veç Teje, Ja ku qëndroj para teje; Ty te takojne gjithë falenderimet, E jotja eshte gjithe fuqia dhe meshira, Nuk ka zot tjeter veç teje. | |
|